Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Shën Lucias, përmes së cilës ky shtet heqë vizat për bartësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare, shkruan Gazeta Metro.
Marrëveshja është nënshkruar në Ëashington në emër të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit nga Shën Lucia, Ambasador Anton E. Edmunds.
Ndërkaq, lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Çitaku e ka quajtur këtë lajm të mrekullueshëm, teksa për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Ndryshe, diplomatët kosovarë udhëtojnë pa viza nëpër shumë vende të botës./gazetametro.net





