5.6 C
Mitrovice
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img

Çifti nga Kosova pas 15 vitesh bëhen prindër, binjakët i pagëzojnë me emrat Vjosa e Albin



Që na mbrëmë në faqet që përkrahin kryeministrin Albin Kurti është shpërndarë një lajm për një çift nga Kosova të cilët pas 15 vitesh janë bërë prindër.

E veçanta e këtij lajmi është se ata kanë vendosur që fëmijët binjakë, djalë e vajzë ti pagëzojnë me emrin Albn e Vjosa, dy politikanët më të votuar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA , ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, thuhet në postimin e shpërndarë në grupin “me Kryeministrin”

Nuk dihet nëse ky lajm është i vërtetë, megjithatë ai është duke u shpërndarë në rrjetet sociale nga përkrahës të Vjosa Osmanit e ALbin Kurtit./Reporteri.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT