5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Gjermania i reagon Borellit: Mos jeto në iluzione, jemi kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës



Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme të BE’së, Josep Borrell, i cili njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, ditë më parë ka shokuar të gjithë kur ka rikthyer temën e serbëve në tavolinën e bisedimeve të Brukselit, ai tha se nuk do të jetë kundër ndryshimit të kufijve, shkruan Gazeta Metro.

Por, spanjollit Borrell i ka ardhur një reagim i ashpër sot nga raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer që njihet edhe si aleat politik i Kancelares Angela Merkel ka thënë se Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve.

Beyer ka thënë se është iluzion të mendohet se Gjermania do të pranojë ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

“Në çfarëdo situate, pozicioni jonë mbetet i pandryshueshëm. Jo prekje të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Pikë. Askush nuk duhet të jetojë nën iluzionin se Gjermania mund të ndryshojë pozicion këtu. Ajo nuk do të ndodhë. Është e qartë se paraqitja në publik e një ideje të tillë është në kundërshtim me interesat e paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor” ka thënë Beyer për Express.

Ky rikthim në tavolinë të bisedimeve nga Borrell dihet se ka ardhur si pasojë e politikave të tija edhe të mëhershme sa ishte kryediplomat i Spanjës, një kundërshtar i fortë i pavarësisë së Kosovës dhe mos pranimin e shtetit në ndonjë organizatë të huaj.

Kujtojmë se presidenti Thaçi ka deklaruar se dëshiron që marrëveshjen me Serbinë ta përmbyllin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin kryesor ta kenë ato, në koordinim me BE’në.//gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT