Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njofton se sonte është shëruar pacientja e fundit e prekur me koronavirus nga kjo komunë dhe se sipas tij, Vushtrria e ka fituar betejën me Covid 19.
Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen se kjo mund të jetë një fitore e përkohshme nëse nuk jemi të vëmendshëm dhe këshilloi bashkëvendësit e tij që të vazhdojnë t’i përmbahen këshillave të institucioneve të Republikës.





