Aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK’së janë hospitalizuar 33 të prekur nga koronavirusi, ku 2 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një njoftimi për media, QKUK bën të ditur se dy të prekurit kanë edhe sëmundje kronike të veshkëve dhe janë në dializë.
Njoftimi i plotë:
Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot me datë 05.05.2020, janë hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid-19 pozitiv, ndërsa sot lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
Nga 33 pacientë me Covid-19, 26 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkëve dhe janë në dializë.
Në klinikë janë gjithsej 5 pacientë Covid- 19 pozitiv të cilët janë në dializë e cila është duke u realizuar në repartin e klinikes./gazetametro.net





