Gjatë ditës së sotme është duke u kryer një aksion Policisë së Kosovës në Komunën e Ferizajit.
Siç mëson GazetaBlic, aksioni është duke u kryer për kapjen e disa personave të cilët dyshohet se kanë kryer disa vepra të caktuara penale.
Burimet, kanë thënë se aksioni është duke u kryer nga Njësiti Special në Ferizaj por edhe nga policë civil.
I njejti burim ka thënë se në këtë aksion, ka pasur të arrestuar edhe disa persona.





