4.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Veseli: Vdekja tragjike e 26-vjeçarit nga Gjilani përgjegjësi shtetërore




Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për familjen e të riut 26-vjeçar nga Gjilani që vdiq sot në karantinën e qendrës së studentëve në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.

Veseli ka thënë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit, andaj është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.

“Ndarja nga jeta në karantinën e Qendrës Studentore, e djaloshit 26-vjeçar nga Gjilani, është shumë e dhimbshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve. Humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjësi shtetërore, duke qenë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit. Andaj, është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet”, ka shkruar Veseli në Facebook./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT