15.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Albin Kurti i “bën të fala” Hashim Thaçit, jep dorëheqje populli ka vendosur për ndryshim

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, i ka bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqje nga posti që e mban.

Albin Kurti ka thënë se “Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”.

Kurti ka deklaruar për “ABC News” se nuk është prioriteti i tij shkarkimi i presidentit të Kosovës, por dorëheqja e tij do të bënte mirë.

Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij dhe të Thaçit në një ngjarje në Shqipëri.

“Nuk u takova me Presidentin Thaçin se ai mbajti një fjalim dhe shkoi, por do të kem takim me të dhe do jetë një takim shumë i mirë për Kosovën”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për idenë e një Shengeni ballkanik. Sipas tij, Serbia ka për qëllim Jugosllavinë e katërt.

“Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë e Madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë”, është shprehur ai.

“E kanë kuptuar që në procesin e Berlinit nuk e bëjnë dot, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm. Janë gabim krahasimet që janë bërë, Franca me Gjermaninë, dhe shqiptarët me serbët, se ata i kanë rregulluar kufijtë”, ka thënë Kurti.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e tretë të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë”, ka porositur ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT