8.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

Rreth 8 mijë mostra të testuara për koronavirus në Kosovë: Kaq prej tyre të regjistruara vetëm në Veri




Mbi 1 mijë e 51 mostra janë testuar që nga 13 marsi deri më sot vetëm në pjesën veriore të Kosovës, nga ku edhe janë shënuar 105 persona pozitiv me koronavirus, 66 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa tetë të tjerë kanë vdekur, shkruan Gazeta Metro.

Edhe pse mjekët epidemiologë kohëve të fundit janë ankuar për shkak të mungesës së testeve për Covid-19, duke kërkuar që mos tu bëhet presion IKSHPK’së lidhur me atë se kush duhet të testohet fillimisht, në pjesën veriore të Kosovës është duke u menaxhuar pa problem.

Nga gjithsej shtatë mijë e 644 mostra të testuara deri më tani në tërë Kosovën, mbi një mijë mostra janë testuar në komunan veriore të banuara nga komuniteti serb në Kosovë.

Brenda 24 orëve të fundit në veri është regjistruar një rast i ri me koronavirus, me vendbanim në Zveçan, ndërsa katër të tjerë janë shëruar.

Nga ana tjetër, në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, si në shumë vende të tjera nuk ka teste të mjaftueshme ani pse janë pranuar rreth shtatë mijë e 300 teste të reja vetëm gjatë javës së kaluar, ndërsa pritet që numri i këtyre testeve të rritet edhe gjatë ditëve në vijim.

Siç bëjnë të ditur për Metron nga Ministria e Shëndetësisë, kjo situatë është duke u menaxhuar mirë meqë prioritet për testim janë pacientët e hospitalizuar, kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, si dhe rastet e dyshimta e ato të cilat paraqesin shenja të infeksionit dhe personat me sëmundje kronike.

“Ne mund te ju konfirmojme se vetem javen e kaluar IKSHPK ka pranuar 7300 teste, krahas te tjerave qe i ka pasur ne shfrytezim dhe se numri i testimeve eshte rritur dhe do te rritet edhe ditet ne vijim, kur pritet ardhje edhe e testeve te tjera.

Teste te mjaftueshmeapo sa do te deshironte te kete  nuk ka pothuajse asnje shtet, por secili e ben prioritizimin se cilat raste duhet te testohen se pari.

Ne Kosove prioritet per testim jane pacientet e spitalizuar ne Kliniken Infektive; kontaktet e personave pozitiv ne Covid-19, rastet e dyshmita dhe qe manifestojne shenja te infeksionit dhe personat me semundje kronike”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë shënuar 813 raste pozitive me virusin korona, 298 prej të cilëve janë kuruar ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën në ballafaqimin me këtë sëmundje. /gazetametro.net



TË FUNDIT

TË FUNDIT