Të gjitha mostrat e marra nga qytetarët në Skenderaj përfshirë edhe ata që ishin të infektuar me koronavirus kanë dalë negativ.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.
Jashari tha se kjo është një fitore e madhe përballë armikut të përbashkët.
“Bashkë triumfojmë! Lajm i jashtëzakonshëm! 🙏🏻 U shëruan të gjithë pacientët e diagnostifikuar me herët me COVID-19 në komunën tonë. Kjo është një fitore e jona e përbashkët kundrejt një armiku të përbashkët. Sapo mora informatën nga IKSHP që nga 11 mostra të marra sot në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ. Faleminderit bashkëvendas që po i përmbaheni masave parandaluese që kemi ndermarrë. Vazhdojmë kështu për të mirën e përbashkët!”, ka shkruar ai.





