6.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

Këshilltari i Thaçit: VV po e shfrytëzon Kushtetutën e Serbisë, pasi UÇK’në e shpallën fajtorë për krimet në Kosovë




Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami ka deklaruar se Vetëvendosje pasi e shpalli UÇK’në si fajtore për krimet në Kosovë, tani po e shfrytëzojnë Kushtetutën e Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

Behrami ka thënë se VV po shfrytëzon Kushtetutën e Serbisë e cila e konsideron akoma Kosovën si pjesë të saj.

Ai tha se Vetëvendosje bëhet partia e parë shqiptare në historinë postkomuniste të Kosovës që njeh dhe legjitimon Kushtetutën e Serbisë si dokument zyrtar.

Postimi i plotë:

Kosovë, tani Lëvizja Vetëvendosje shfrytëzon edhe Kushtetutën e Serbisë, e cila Kosovën e trajton si pjesë të saj, për t’i luftuar kundërshtarët politikë shqiptarë në Kosovë.

Me referimin që i bëjnë, Vetëvendosje bëhet partia e parë shqiptare në historinë postkomuniste të Kosovës që njeh dhe legjitimon Kushtetutën e Serbisë si dokument zyrtar!

Nëse bashkohen deklaratat e tyre për UÇK-në me referencën në Kushtetutën e Serbisë, atëherë këto përbëjnë skandalin dhe dëmin më të madh politik në historinë e Kosovës!

Paramendoni sikur Albin Kurti ta udhëhiqte dialogun me Serbinë, të cilës ia njeh sovranitetin mbi Kosovën! Një dialog nga poshtë-lartë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës apo Krahinës Autonome të Kosovës?

Tek tani po e kuptoj pse ai e zgjodhi Lajçakun dhe jo Amerikën!.//gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT