8.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

Hoti: Kemi marrëveshje me Listën Serbe, edhe AKR do jetë pjesë e koalicionit



I nominuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e arritur deri më tani me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Hoti tha se marrëveshja është arritur duke u bazuar me programin e LDK-së.

Ai njoftoi se është arritur marrëveshja edhe me Listën Serbe.

“Unë e kam parë që marrëveshjen veq i kemi pa. Unë jam i kënaqur me marrëveshjen që i kemi arritur me AAK-në edhe me partnerët e tjerë të koalicionit. Parimet që janë bazuar janë nga programi i LDK-së që e kemi prenzantuar ma herët. Gjithashtu i kemi vendosur edhe kriteret e qeverisjes, si të qeverisim së bashku duke u siguruar se rendi dhe ligji është mbi gjitha, dhe të gjithë ata që do të bëhen pjesë e kabinetit të përmbushin kriteret e nevojshme në këtë drejtim.

“Dhe diskrecionin që do ta kem unë si kryeministër i vendit për tu siguruar që është një kabinet që punon si ekip në funksion të stabilitetit të vendit. Menjëherë në ditët e para ose javët e para, do ta bëjmë bashke programin dhe do ta sjellim për miratim në Kuvend. Program bazë është i LDK-së pastaj edhe i partnerëve të tjerë”.

“Marrëveshja me Listën Serbe ka përfunduar do të kenë përfaqësim sikur në qeverinë e kaluar”.

I nominuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër ripërsëriti se Aleanca Kosova e Re e drejtuar nga Behgjet Pacolli është pjesë e koalicionit qeverisës.

“Sa më parë që do ti përmbyllim marrëveshjet me partnerët do të procedojmë me hapat e tjerë.Sot po presim që të përmbyllim marrëveshjet edhe me partnerët e tjerë.Nuk e di ku është z.Pacolli por unë siç kam thënë edhe dje AKR është pjesë e koalicionit qeverisës”

I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së shtoi se pret nga të gjithë deputetët e partisë që ai përfaqëson të respektojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm dhe kryesisë.

“Unë pres që gjithë deputetët e LDK-së pa përjashtim të respektojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm edhe kryesisë së LDK-së”.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që të bëjmë një koalicion që ti dalim zot vendit në luftën me pandeminë dhe do ta marrim seriozisht edhe dialogun”.

“Do të kemi komunikim si asnjëherë më parë edhe me opozitën dhe do ta kërkojmë ndihmën edhe të tyre në proceset e mëdha. Përderisa ka një shumicë parlamentare nuk ka nevojë për zgjedhje. Partitë parlamentare janë të vullnetit”.


TË FUNDIT

TË FUNDIT