I riu nga Podujeva, Muhamet Hyseni, është imitues fantastik i figurave të njohura politike në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Muhamet Hyseni është ende në shkollën e mesme, saktësisht në klasën e 11, mirëpo kjo nuk e ndal atë që ta ushtrojë pasionin e tij.
Ai është imitues shumë i mirë i Isa Mustafës, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Sejdiut.
Në një paraqitje të shkurtër për Metron, Hyseni i ka imituar secilin veç e veç.
Ëndrra e këtij djaloshi është që të bëhet aktor dhe thotë se këtë ëndërr do ta bëjë realitet, pas ndihmës që po i japin familja dhe shoqëria.
Më poshtë mund ta ndiqni imitimin perfekt që bën ky i ri nga Podujeva. /gazetametro.net