Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndaj mjete financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Ky vendim është bërë në mënyrë që tri komunat në Luginë ta përballojnë më lehtë gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, shkruan Reporteri.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet në komunikatë.





