Sot (e shtunë) ka përfunduar Grand Slami i Abu Dhabit për Përfaqësuesen e Kosovës në xhudo, transmeton Gazeta Metro.
Loriana Kuka nuk arriti që të fitojë medalje sot, duke u renditur e pesta në kategorinë deri në 78 kilogramë. Medalje nuk u arritën as Akil e Nora Gjakova, të cilët u mposhtën që në luftërat e dyta tyre.
Por, Kosova nuk kthehet pa medalje as nga ky Grand Slam. Xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi, arriti që të marrë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Vlen të theksohet se në këto gara ishte lajmëruar edhe Distria Kransiqi, por ajo nuk arriti peshën e duhur për garë. Ndryshe, gara e fundit për këtë vit do të jetë ‘Mastersi’ që do mbahet gjatë muajit dhjetor në Qingdao të Kinës./gazetametro.net