5.3 C
Mitrovice
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img

Plagoset një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës.

Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, gjersa personi i i plagosur është dërguar për trajtim në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

“Rreth orës 21:50 Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një person të plagosur me armë zjarri. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Zahiti për Reporterin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT