Dy të dyshuar, një burrë dhe grua janë arrestuar nga Prishtina për veprën penale keqpërdorim i kartelave bankare dhe mashtrim, njofton Klan Kosova.
Nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale u janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, dy telefona mobil, një printer, një POS, kartë Hart diska, tre USB memorie, kartela bankare, njëmbëdhjetë vula në emër të bizneseve të ndryshme dhe dokumente tjera.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.