Ka përfunduar mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ka qenë lideri i saj, Isa Mustafa, që ka deklaruar se ende nuk kanë zgjedhur një emër për kryeministër, shkruan Gazeta Metro.
Mustafa ka thënë se ende nuk kanë një emër të nominuar për kryeministër, për këtë është shprehur se do të flasin pasi t’i mbledhin strukturat.
“Jo, emër ende nuk kemi, do të shohim më tutje, të mbledhemi në struktura dhe të flasim”, tha Mustafa.
Mustafa gjithashtu tha se së shpejti Kosova duhet të qeverisen me një qeveri normale dhe jo me një qeveri në detyrë.
“Ne do të hyjmë në qeveri me një figurë të pastër, që nuk ka pasur probleme me ligjin. Ne konstatuam që kemi një disponim, gjithnjë duke bërë kërkesa që të kemi njerëzit më të mirë në qeveri. Gjithmonë duke respektuar Kushtetutën”, u shpreh ai.
LDK, ka zhvilluar këtë mbledhje pasi Presidenti Thaçi paralajmëroi që këtë javë do të ndërmerren hapat e fundit për formimin e një qeverie të re, si dhe paralajmërimit të dërguarit të Posaçëm të Presidentit Trump për dialog Kosovë-Serbi, Richard Grenell./gazetametro.net



