Nga 51 rastet e reja pozitive me koronavirus në Kosovë, duket se Zubin Potoku në 24 orët e fundit ka shënuar një rritje të madhe me persona të infektuar me këtë virus, duke regjistruar 13 raste vetëm brenda një dite, shkruan Gazeta Metro.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin e fundit nga IKSHPK, ku tutje thuhet se jo vetëm kjo komunë e veriut të Kosovës ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve gjatë ditës së sotme.
Përveç saj, gjashtë raste të reja janë shënuar edhe në Mitrovicën e Veriut, katër raste në Zveçan dhe dy të tjerë nga komuna e Leposaviqit.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net



