17.4 C
Mitrovice
E hënë, 13 Prill, 2026

Kaq para janë grumbulluar nga diaspora



Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se deri tani janë grumbulluar  391.886 euro nga diaspora për fondin e Qeverisë për t’i ndihmuar institucioneve në kohë pandemie, shkruan Gazeta Metro.

Bislmi ka treaguar se edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë dhuruar rreth 22 mijë euro.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.
Shumë faleminderit secilit prej jush”, ka shkruar Bislimi në Facebook./gazetametro.net



TË FUNDIT

TË FUNDIT