9.4 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Arben Gashi thotë se ministri Vitia po bën më shumë marketing sesa punë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ministri në detyrë i Shëndetësisë po bën më shumë marketing sesa punë të mirë menaxheriale për situatën me koronavirus.

Gashi ka thënë se për marketingun e Vitisë po përkujdeset qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Po fokusohet më shumë në marketing sesa në punë”, ka thënë Gashi në RTV Dukagjini duke e komentuar punën që po e bën ministri në detyrë i Shëndetësisë.

“Konferenca për media, fokusimi i qeverisë te ministri…. Dhe bartja e përgjegjësive të qeverisë te ministri janë marketing për ministrin”, ka thënë ai.

Gashi ka vlerësuar se vendimet e fundit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nuk janë në kompetencë të ministrit të Shëndetësisë.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT