Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kqiq.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhurt rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kqiq. Me ç’rast drejtuesi i një veture civile nga pakujdesia ka humbë kontrollin ndaj veturës ku rrotullohet duke përfunduar jashtë rrugës, si pasojë e lëndimeve tretman mjekësor ka kërkuar drejtuesi dhe tre pasagjerët”, ka thënë ai. /Reporteri.net.



