4.5 C
Mitrovice
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img

QKMF-ja “Dr. Nexhat Çuni” ofron shërbime mjekësore për banorët në Lagjen e Boshnjakëve

QKMF-ja “Dr. Nexhat Çuni” ofron shërbime mjekësore për banorët në Lagjen e Boshnjakëve.

Falë angazhimit maksimal të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetarit Faruk Mujka, do të ofrohen shërbime shëndetësore edhe për qytetarët e pjesës veriore respektivisht për banorët e Lagjes së Boshnjakëve.

Dhe për këtë gjë krerët komunal janë falënderues dhe mirënjohës ndaj pronarit z. Bislim Fejza, për dorëzimin e objektit në shfrytëzim gjatë periudhës së pandemisë për nevojat e komunitetit në atë pjesë. Tanimë qytetarët e Mitrovicës veriore mund të marrin shërbime shëndetësore në dy Qendra të Mjekësisë Familjare me lokacion në Kodrën e Minatorëve dhe Lagjen e Boshnjakëve.

Këto qendra do të jenë të pajisura me të gjitha barnat e listës esenciale dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve në atë pjesë. Me këtë rast drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, gjatë vizitës së realizuar në objektin në fjalë ka falënderuar pronarin z. Fejza për ndihmën e ofruar, si dhe personelin shëndetësor të QKMF-së të cilët treguan gatishmërinë e tyre që në çdo kohë të ofrojnë shërbime për qytetarët pavarësisht cilit komunitet i takojnë.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT