Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, e ka quajtur dorëzim të kryeministrit Albin Kurti, konferencën e mbajtur sot bashkë me minsitrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Bytyçit, në Kosovë për disa janë ka politizim për masat që duhej të ndërmerreshin për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid-19. Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi ka thënë se ideja për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme erdhi së pari nga partneri i koaliocionit qeverisës të VV’së, LDK, e që Kurti e politizoi edhe këtë herëm në ekstrem edhe këtë masë më njerëzore për ruajtjen e jetës së njerëzve.
“Ai e personalizoi këtë masë, duke e konsideruar sulm kundër pushtetit të tij absolut, që mendonte se po i rrezikohej! Problemi tani është, se ky Kryeministër në ikje po e kupton çdo ditë e më tepër gabimin e tij të madh për vonesën me vetëdije në këtë gabim. Ai tani, pas gabimit të rëndë të veprimit të tij antikushtetues, nuk po e di si të veprojë më tej me masat kundër pandemisë. Ndryshe, nuk mund të kuptohet konferenca e sontme që mbajti para pak çastesh”, ka shkruar ai.
Bytyçi tutje është shprehur se në vend që Kurti të përcillte mesazh sigurie dhe vendosmërie, sonte, ai shpalli dorëzimin e tij të turpshëm, duke e bartur tërë përgjegjësinë tek ministria e shëndetësisë”.
“Po çfarë mund të bëj në një shtet një ministër, apo vetëm mjekët tanë të shkëlqyer?!Ku mbeti strategjia qeverisëse që përfshin tërë mekanizmat shtetëror?!A do ta komandoj Ministri i Shëndetësisë nga sonte Policinë e Kosovës, ushtrinë, zjarrfikësit apo tërë mekanizmin shtetëror, vetëm Ministri i Shëndetësisë?! Ky është dorëzimi i turpshëm i populisti që nuk pranonte as ndihmë as këshillë nga askush; përkundrazi luftonte me të gjithë dhe kundër të gjithëve. Ky është Albin Kurti i vërtetë, i cili dijen dhe përvojën më të madhe e ka, siç e thotë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë z. Veseli, vetëm dorëzimin”, ka shkruar tutje ai.
Ai ka thënë se Kurti dorëzohet çdo herë kur situata është e rëndë. Sipas tij, ai sonte shpalli dorëzimin, mu në mes të betejës.
“Ai sonte u turpërua, duke lënë në stihi dhe pa qeveri: Punonjësit tanë shëndetësorë heronj, Policinë që po rrezikon edhe pa mandat të qartë ligjor; Ushtrinë e Kosovës e ka lënë pa rol; ndërmarrësit privatë, që janë ata që mbushin arkën e shtetit dhe po lënë në stihi sociale 280.000 punëtore dhe familjet e tyre; I pari kryeministër, që zyrtarisht po e lejon Serbinë të ushtroj autoritet legal mbi komunat e Republikës së Kosovës, duke ua lejuar futjen e qindra njerëzve personel jo vetëm shëndetësor nga Serbia kundër pavarësisë sonë! Dhe sonte, ai përsëri na dëshmoi se nuk di çfarë të bëj më”, ka shkruar Bytyçi. /gazetametro.net



