Ka shkuar në 55 numri i të infektuarve me koronaVirus në Ferizaj, pasi janë konfirmuar edhe 35 raste të reja pozitive, njofton Klan Kosova.
Këtë e bën të ditur nga Komuna e Ferizajt me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Rezultatet e pranuara pak çaste më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmuan se edhe 35 ferizajas janë të infektuar me virusin COVID-19 duke çuar numrin e përgjitshëm të ferizajasve të prekur në Ferizaj në 55”.
“Të gjithë personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë kontakte familjare, kolegë e kontakte të këtyre të fundit (palë të treta) nga rastet e fundit të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19”.
“Këto rezultate vendosin Ferizajn në mesin e komunave ku ekziston numri më i lartë i të infektuarve me virusin COVID-19”, shkruhet në njoftim.



