11.9 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Pas Agim Veliut, edhe Imri Ahmeti godet keq Vjosa Osmanin

Kryetari i Lipjanit dhe njëri nga figurat kyçe të LDK’së, Imri Ahmeti i ka reaguar Vjosa Osmanit duke i thënë se nuk lejojnë të keqpërdoret partia për interesa e saj.

Ahmeti pak më parë ka postuar një mesazh që duket t’ia ketë dedikuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e që vjen nga kjo parti.

Ai ka thënë se një shtëpi e madhe nuk mund të rrënohet nga individi, duke iu referuar kështu në mënyrë të tërthortë Vjosa Osmanit, e cila për dallim nga parti e saj ishte kundër mocionit të mosbesimit.

Ky është statusi i plotë i tij:

Refuzojmë…

Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borgj ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja.

Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit. As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.

Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë.

Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit.

Refuzojmë, Refuzojmë

TË FUNDIT

TË FUNDIT