Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se masat që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit dhe rekomandimet e IKSHP-së lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 duhet të vazhdojnë të respektohen edhe në javët në vijim, ndërsa sa edhe kufizimi i lëvizjes duhet të vazhdojë.
Ramadani ka lutur të gjithë që të mos bëjnë presion publik, duke shtuar se njerëzit po vazhdojnë të luajnë rolin e epidemiologut dhe po bëjnë shumë pyetje e llogari.
Ai tha se pyetjet dhe dyshimet që shfaqen ndaj mjekëve në këtë kohë janë të papërshtatshme dhe po ju shkakton shumë presion. “Lutjen e mëngjesit e pata të na kursejnë nga pyetjet, sepse e kemi ndarë kohën për juve. Nëse ka diçka që doni të llogaritni, atëherë mateni distancën mes njëri-tjetrit”, tha ai.
Ramadani bëri të ditur edhe distancën të cilën duhet ta mbajnë qytetarët me njëri-tjetrin në varësi prej aktivitetit që bëjnë.



