12.4 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Veliu: Vetëm edhe kaq ditë i kanë mbetur Kurtit në Qeveri

Nëse ajo vazhdon të merret me mua, unë do të shpalos edhe gjëra tjera.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se shumë shpejt nuk do të ketë më Qeveri Kurti.

Ai ka thënë se aktivistët e LVV-së pas 40 ditëve do të kthehen të sulmojnë me gurë pasi nuk do të ketë më qeveri me Albin Kurtin kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi e akuzoi kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin se është bërë bashkë me LVV-në për ta sulmuar LDK-në, Veliu tha se do të publikojë “fakte tjera të reja nëse ajo vendos me u marrë me mua prapë”.

“Unë kam thënë fakte të gjalla. Nëse ajo mundet me i demantu, le t’i demantojë. Në shkrimin tim nuk ka pasë asgjë të pavertetë”, ka thënë Veliu në një lidhje telefonike në T7, duke paralajmëruar se “do të shpalosi fakte plot”.

Veliu theksoi se LDK është e gatshme që ta formojë qeverinë e re.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT