13.2 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Ndërron jetë nga koronavirusi një grua nga Malisheva

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një grua nga Malisheva e cila ishte e prekur me koronavirus, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se e njëta ka pasë edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Sot në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacentja 66 vjeçe, nga Malisheva,  e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Numri i vitkimave nga Covid-19 në Kosovë tani shkon në gjashtë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT