13.2 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Mbrëmë i kritikoi të vjetrit e LDK-së, Osmani takon sot dy të rinj të partisë

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit dhe nënkryetare e LDK-së, mbrëmë në një intervistë kritikoi ashpër krerët e partisë për prishjen e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen, por kritikat më të mëdha ia adresoi Agim Veliut.

Vjosa hapur i shpalli luftë Veliut që kishte paralajmëruar largimin e saj nga partia, duke thënë se kushdo që tenton ta bëjë këtë do ta shoh se kush do të dalë i pari nga dera e partisë. Ajo tha se ka mbrapa përkrahjen e qytetarëve dhe një pjesë të mire të strukturave të partisë. Veliu ju kundërpërgjigj sot duke thënë se nuk merret me dyshen Kurti-Osmani. Pas kritikave ndaj Veliut e të tjerëve sot kryekuvendarja Osmani ka dale në teren ku ka takuar një kryetar komune nga LDK dhe një ministër të LDK-së.

Ajo ka takuar ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, i cili poashtu ka abstenuar për rrëzimin e qeverisë Kurti. “Sot pata nderin të pres në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. E falënderova për interesin dhe për mbështetjen që ajo dhe Kuvendi po i japin angazhimit tonë institucional në përpjekjen e përbashkët kundër pandemisë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Po sot Osmani ka udhëtuar për në Vushtrri ku ka takuar kreun e kësaj komune, Xhafer Tahiri, me ç’rast ky i fundit e ka falënderuar për vizitën e bërë.

“Faleminderit Kryetares së Kuvendit Prof. Dr. Vjosa Osmani, që është me ne, me qytetarët e Vushtrrisë, në një nga ditët më të rënda për qytetin tonë, kur janë konfirmuar 17 raste pozitive Covid 19 në qytetin e Vushtrrisë. Mbështetja e Kuvendit të Kosovës, e te gjithë deputetëve nga qyteti ynë, për përballimin e situatës shëndetësore, sociale dhe ekonomike është jetike. Jam mirënjohës për solidaritetin ndërpartiak e ndërinstitucional në Komunën e Vushtrrisë. Bashkë, ju bëjmë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë të respektojnë kerkesat e institucioneve shëndetësore, të rrinë në shtëpi, të mbajnë distancën dhe higjenën”, ka shkruar Tahiri në Facebook, shkruan Reporteri.net.

TË FUNDIT

TË FUNDIT