Kandidatja për kryeministre e Lidhje Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve.
Sipas saj asnjëra palë nuk mund të sillet si fitues absolut dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesor, njofton Klan Kosova.
Osmani për Zërin e Amerikës tha se pika e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje është se janë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe për këtë kanë 2 vjet që kanë qëndrime kundër kësaj ideje.
”Ne [LDK] dhe Vetëvendosje kemi dalë për dy vite rresht kundër idesë së rrezikshme të ndarjes, apo edhe shkëmbimit të territoreve, ide kjo e vjetër ruso-serbe që për fat të keq kohët e fundit kishte gjetur aleatë edhe në Ksosovë”.
”Ide të tilla që kontestojnë kufijtë e Kosovës ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të jenë pjesë e dialogut”.