-0 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Sulmohet polici që po ruante varrin e Ibrahim Rugovës

Një polic i Kosovës që po ruante sot varrim e presidentit historik, Ibrahim Rugova, është sulmuar nga një person i panjohur rreth orës 12:30.

Ka qenë vetë polici që e ka raportuar rastin e sulmit ndaj tij, shkruan Reporteri.net.

Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se në dëshminë që ka dhënë polici, tregon se u sulmua nga një i panjohur me trup të gjatë që ishte i veshur me të zeza. Pas sulmit, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Polici i sulmuar mësohet të mos ketë marrë lëndime të rënda trupore, ndërkohë ai u mor në pyetje nga kolegët e tij, për të nisur kështu edhe hetimet.

Ndryshe, vlen të theksohet se varri i presidentit Rugova ruhet për 24 orë në ditë e 7 ditë në javë, nga Policia e Kosovës./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT