-0 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Konfirmohen edhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus, ku numri i të infektuarëve ka shkuar në 145.

IKSHKPK-ja ka theksuar se rastet poiztive janë raste kontakti, ku 3 janë nga malisheva dhe një nga Gjakova, me vendbanim në Smerkonicë të Vushtrrisë.

“Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facrbook.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, theksohet në njpoftim. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.137 kontakte të rasteve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT