31.5 C
Mitrovice
E diel, 13 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Ne e kemi vendosur Mitrovicën e Veriut në karantinë, por nuk e bëmë të madhe me tupan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar një ditë pasi autoritetet serbe vendosën në karantinë dy komuna në veri të Kosovës. Sipas tij, ka qenë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ajo që e vendosi veriun në karantinë, por këtë nuk e bënë me ‘tupan’, shkruan Gazeta Metro.

Në një video të publikuar së fundi, Kurti thotë se politikanë në Serbi e Kosovë dëshirojnë konflikt në Veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial.

“Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Sepse projekti i tyre për shkëmbim territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konlifkte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur karantinën, e jo autoritetet e Serbisë.

“Së fundmi, është sërish Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjera: në komunën veriore të Mitrovicës dhe në komunën e Zvecanit, mirëpo nnuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan, në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër.  Ka pasur një dasmë në Zvecan para dy javësh, e cila e ka shkaktuar shpërndarjen e virusit Covid-19 atje”, tha Kurti.

Sipas Kurtit edhe ideja për gjendje të jashtëzakonshme është në funksion të kësaj ideje, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë. Për më shumë, ndiqeni videon e plotë të Kryeministrit në detyrë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT