Mbrëmë është rapotuar për një paciente nga Smrekonica e Vushtrrisë që ka rezultuar pozitive me Covid-19, duke bërë që të ndërmerren masa të menjëhershme nga Shtabi Emergjent i Komunës së Vushtrrisë.
Ndonëse ishte propozuar që të vendoset vetëm një rrugë në karantinë, Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur ndryshe duke vendosur gjithë fshatin Smrekonicë në karantinë.
Kjo nuk do të jetë masa e vetme pasi që siç njofton komuna edhe stafi që kishte kontakt me pacienten e sëmurë me covid-19 në spitalin “Sheikh Zayed”, QMF-në në Smrekonicë dhe QKMF, janë udhëzuar të vet-izolohen.
Në vijim gjeni të plotë njoftimin e lëshuar nga Komuna e Vushtrrisë:
Lidhur me masat e reja në Vushtrri pas rastit të fundit me #covid 19
Fshati Smrekonicë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë shpallet zonë karantinë (ne kemi propozuar që vetëm rruga “Miftar Hasani” të karantinohet)
Personeli shëndetësor i QKMF-së, QMF Smrekonicë dhe i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ që kanë qenë në kontakt me pacienten janë udhëzuar për vet izolim.
Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kanë mundur të jenë në kontakt me pacienten apo familjen e ngushtë të vet izolohen dhe të lajmërojnë organet kompetente të IKSHPK dhe QKMF-së.
Ju lutemi, #rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus