Moderatori i njohur, Besim Dina, së fundi në emisionin e tij ka ironizuar me politikanët që po tentojnë të thyejnë rekorde shikueshmërie nëpër debate televizive në vend, shkruan Gazeta Metro.
Në emisionin ‘Oxygën’ që u transmetua mbrëmë, ky ka pasur të ftuar Agim Gërgurin e grupit muzikor ‘Fisnikët’. Dina në emision dëgjohet duke thënë se këngëtari i njohur ‘ta kallë’ edhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin me shikueshmëri.
“Po i shoh nëpër debate, nuk po interesohen moderatorët me zgjedh probleme po kqyrin sa klikime i kanë. Dikur ka pas klikime dikush tjetër, dihet kush tash ka klikime tjetërkush. Për me arrit edhe une klikime e ftova djalin që ta kall, Albin Kurtin”, ka thënë ai.
Ndiqni videon e plotë më poshtë, për të dëgjuar deklaratën e Dinës në emision./gazetametro.net



