21 C
Mitrovice
E diel, 13 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Pas shpërthimit të rasteve me COVID-19 në veri, Bahtiri kërkon nga mitrovicasit të qendrojnë të qetë

Pas evidentimit të rreth 20 rasteve me koronavirusin COVID-19 në komunat e veriut, kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga qytetarët të qendrojnë të qet, perderisa është zotuar se do të kujdeset për shqiptarët që jetojnë në veri.

Bahtiri thotë se është në biseda me Qeverinë që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut, transmeton Veriu.info

Ja postimi i Agim Bahtirit

I lus qytetarët e Mitrovicës që të jenë të qetë pas situatës së krijuar me rastin e evidentimit të rreth 20 rasteve me koronavirusin COVID-19 në Mitrovicë të veriut, Zveçan e Leposaviq.

Duke qenë pjesë e Mitrovicës së jugut, jam në biseda të pandërprera direkt me Qeverinë e Republikës së Kosovës që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut.

Kërkoj nga banorët e këtyre fshatrave të qendrojnë të qetë dhe më japin pak kohë, pasi që jam në koordinim të plotë me organet qendrore për adresimin e shqetësimeve e tyre, që janë edhe shqetësim i imi.

Si kryetar do të kujdesem që shqiptarëve të cilët jetojnë në pjesën veriore, të mos iu mungojnë artikujt ushqimor e as kujdesi mjekësor, për aq sa është e nevojshme dhe domosdoshme.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT