Udhëzimet për mbrojtje nga virusi Korona janë vendosur nëpër hapësirat e Korporatës Energjetike të Kosovës.
E bazuar në to, po veprojnë të gjithë punëtorët, teksa është bërë edhe dezinfektimi. Në kohën e pandemisë, në KEK po punojnë 80% e stafit, për të mos pasur mungesë të rrymës në vend. Ndërkohë, punëtorët me probleme shëndetësore janë liruar. Ditë më parë, KEK vendosi t’i shpërblejë punëtorët me nga 300 euro për punë e madhe në kohë krize. Vendimi për shpërblimin nuk përfshinë edhe menaxhmentin.
“Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka aprovuar kërkesën e Menaxhmentit për stimulim me nga 300 euro për punëtorët e KEK-ut, që janë në prodhim dhe po japin maksimumin që të kemi prodhim stabil të energjisë elektrike në këto ditë të vështira pandemie”, thuhet në një kumtesë të kësaj korporate.
Kronikë nga Haris Ademi.



