Personi të cilin Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e prezantoi sot si këshilltar politik të tij, Aleksandar Stankovic, nuk po e pranon këtë detyrë duke thënë se nuk dëshiron të punojë në Qeverinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka konfirmuar vet ai për mediat serbe, ku tha se mendoi se do të kishte një pozitë tjetër. “Nuk do ta pranoj, e refuzoj dhe tërhiqem. Kam menduar se dotë marr diçka tjetër dhe do të punësohem në administratë e jo drejtpërdrejt në qeverinë e Kosovës”, tha ai për portalin serb Kosovo Online.
Madje, edhe për Nenad Rasic, ai ka thënë se nuk e ka takuar asnjëhere, vetëm sot në zyrën e Kurtit, shkruan Gazeta Metro. Kujtojmë se Metro më herët raportoi për dy këshilltarët e rinjë të Albin Kurtit, Nenad Rasic e Aleksandar Stankovic.
Për këtë të fundit, pas kërkimeve të bëra nuk u gjet asgjë, dhe shihej si një person i panjohur në politiken kosovare. Ndryshe nga ai, Rasic tashmë e një kohë te gjatë shërben në Kosovë, ku një kohë ishte ministër i Punës dhe Mirëqënies Sociale.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, Kurti ishte takuar disa herë me Rasicin, ku theksone nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.
Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi pasi që Kurti në këmbim të votave për formimin e Qeverisë me LDK’në, Listës Serbe ia dha dy ministri, nga tri sa u takonin minoriteteve./gazetametro.net



