9.9 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

QKUK: Një paciente e prekur me Covid -19 vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 44 raste me COVID-19.

Sipas publikimit nga QKUK, nga të infektuarit, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv”.

“Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në raport.

TË FUNDIT

TË FUNDIT