4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Flet përkthyesi i ekspertizës për rastin Dehari: Katër ditë nuk dola nga shtëpia, nuk kam guxuar ta interpretoj

Përkthyesi i raportit të Astrit Deharit, Ismail Ismaili është deklaruar lidhur me kritikat publike të drejtuara ndaj tij, për nivelin e dobët të përkthimit në shqip të raportit për rastin Dehari dhe pasaktësi në interpretim e përmbajtjes krahasuar me versionin origjinal, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka pranuar gabimet eventuale duke u ankuar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta përkthyer raportin. Sipas tij raportin e ka pranuar më 18 tetor, një ditë pas konferencës së kryeprokurorit të Prizrenit, Admir Shala ku bëri të ditur se ka pranuar raportin nga autoritetet zvicerane.

“Unë dokumentin e kam marr të premten që shkoi. Aty janë diku nga 60 faqe. Më është dashtë t`i përkthej sa më shpejtë që është e mundur. Unë e di që kur të ngutesh nuk mund të jesh i përpiktë, nuk mund te jesh i drejtë në interpretim, por jam përpjekë me ia dhënë sa kam pasë mundësi. Sikur të kisha pasur kohë së paku një javë ditë, raporti do të ishte saktësisht i përthyer si duhet”, ka thënë Ismaili për Gazetën Sinjali.

  • 25/10/2019 | 11:47

Ai i ka cilësuar të padrejta akuzat ndaj tij se ka pasur tendenca edhe qëllime shtrembërimi gjatë përkthimit.

“Unë jam përpjekë me përkthy ashtu si  kam ditë dhe është më së miri pa asnjë insinuatë që e quajnë ata që kinse kam pasë tendenca. Zoti na ruajte, dorën në zemër për atë familje që ka vujtë gjithmonë të bëjë farë tendencash është jashtë mendjes sime jashtë veprimit tim që nuk e kam bo kurrë”, ka theksuar Ismaili.

Ismaili ka bërë të ditur se versioni shqip i publikuar në medie është i tij dhe se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga askush. Ai ka thënë se përkthimin e raportit e ka përfunduar një ditë para dorëzimit te familja Dehari.

“Asnjë pikë as presje kush s`ka qit në të, sepse katër ditë nuk kam dalë prej banese. Sa kam mujtë me përkthy që me ia bo gati atyre që ma lypën shpejtë. E kam dorëzu të mërkurën në orën 13:00”

Ai ka shtuar se raportin nuk e ka përkthyer në mënyrë letrare por në atë shkencore, fjalë për fjalë.

“Raporti shkencor duhet të përkthehet pothuajse fjalë për fjalë. Nuk kam guxuar t`i interpretoj thëniet e ekspertëve mjeko-ligjorë”, ka thënë Ismaili.

Përkthyesi dhe interpreti gjyqësor, Ismail Ismaili thotë se merret me përkthime prej vitit 1995. Ai ka bërë të ditur se e ka të kryer fakultetin në vitin 1979 në Prishtinë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT