Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot bashkë me hoxhën dhe humanistin Halil Kastratin, kanë vendosur në banesën sociale nënën vetë ushqyese nga Klina e Eperme e Skenderajt.
“Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka bërë mobilimin e banesës dhe sot familja në fjalë u vendos në banesën e socialit që ne kemi vënë në shfrytëzim afatgjatë. Kjo familje ashtu si shumë familje tjera do të jetë nën përkujdesjen e Qendres për Punë Sociale dhe do të përkrahet në vazhdimësi nga komuna jonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.



