Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka cilësuar si papërgjegjësi dhe veprim të turpshëm të Qeverisë Kurti dhe ministrit Vitia, shkarkimin e Bordit të SHSKUK’së, transmeton Gazeta Metro.
Haxhiu ka kritikuar Qeverinë në detyrë dhe ministrin Arben Vitin, të cilët në këtë kohë të veshtirë që po përballet Kosovë kanë gjetur koohë që të shkarkojnë Bordin e SHSKUK’së.
“Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë, Qeveria Kurti me ministrin Arben Vitia kanë gjetur kohë për të shkarkuar Bordin e SHSKUK-së e për të akomoduar aktivistët dhe këshilltarët e partisë të LVV”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë Haxhiut:
“Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë, Qeveria Kurti me ministrin Arben Vitia kanë gjetur kohë për të shkarkuar Bordin e SHSKUK-së e për të akomoduar aktivistët dhe këshilltarët e partisë të LVV
Në kohën kur në Kosovë ka nevojë që të gjithë profesionistët shëndetsorë të mobilizohen e të bashkohën në betejën kundër pandemisë COVID-19, kryeministri Kurti e ministri Vitia shkarkojnë Bordin e SHSKUK-së. Ky veprim është i turpshëm, është papërgjegjësi në raport me situatën aktuale duke rrezikuar shëndetin e popullatës.
Si duket Albin Kurtit nuk i mjaftoi që nxiti shkarkimin e tij në kohën e pandemisë COVID-19, ai sot shkarkoi bordin kryesor udhëheqës të shëndetësisë, shkarkoi Prof. Dr. Naser Ramdanin njeriun më të thirrur dhe më të përgatitur për betejën kundër coronavirusit. Ky veprim jo vetëm që është i papërgjegjegjshëm por është çmenduri nga Albini dhe grupi i tij.
Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, profesionistët shëndetësorë me në krye Prof.Dr.Naser Ramadanin, Dr.Basri Sejdiun e Dr.Linda Ajazi-Berisha kanë dhënë maksimumin në luftën kundër coronavirusit, prandaj shkarkimi i Bordit të SHSKUK-së në kohën e betejës kundër pandemisë, për të akomoduar ca këshilltarë e përkrahës politik është veprim i papërgjegjshëm, i turpshëm, që do të ketë pasoja për shëndetin e popullatës sonë.
Shtetet e zhvilluara si Holanda gjatë betejës me pandmeinë, zëvendësojnë ministrin e sëmurë të pozitës me një pjestar me kuadër nga opozita, ndërsa Albin Kurti dhe Arben Vitia kanë gjetur kohën e pandemisë për revanshizëm politik në kurriz të shëndetit të qytetarëve.
Në këtë situatë të pandemisë, jo që nuk kam pasë vërejtje në punën e Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, por për shkak të fokusit në betejën kundër pandemisë nuk kam dashur që vëmendjen dhe energjinë ta shpenzojmë në kundërshtimet tona, me qëllim që tërë fokusi të jetë i orientuar në betejën kundër pandemisë.
Por pasi ministri Vitia dhe kryeministri Kurti po kanë kohë për t’u marrë me shkarkime, më lejoni që vetëm t’ua rikujtoj se menaxhimi i situatës kundër pandemisë COVID-19 po bëhet falë punës së përsonelit shëndetësorë dhe përmirësimit të sistemit shëndetësorë nga PDK në dy vitet e fundit.
Ju rikujtoj se gjatë tri mandateve të kaluara si deputet, kam qenë njëri nga kritikët më të mëdhenj për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësorë, ngase deri në vitin 2018 në kujdesin intenziv ishin vetëm 14 aparate respiratore, ndërsa sot sistemi ynë shëndetsorë i ka 142 aparate respiratore, IKSHP sot realizon analizat për COVID-19 brenda disa orëve, kjo është bërë e mundur falë investimeve që janë bërë në kohën e PDK-së. SHSKUK dhe Klinika Infektive, sot mund të përballen sukseshëm me pandeminë falë investimeve dhe përmirësimeve që PDK i ka bërë në dy vitet e fundit në sitemin tonë shëndetësorë.
Ministri Arben Vitia ka marrë merita për menaxhimin e pandemisë falë punës dhe përmirësimit të sistemit shëndesorë nga ministri i PDK-së z.Uran Ismajli dhe falë punës se ekipit professional shëndesorë që e ka udhëheq Prof.Dr.Naser Ramadani, të cilin e shkarkoi për të emruar këshilltarin e tij (z.Shkreta) në Bordin e SHSKUK . Kjo dëshmon papërgjegjësinë dhe dyftyrësinë e minstrit Vitia i cili po dëshmon se prioritet i tij është akomodimi dhe rehatimi i simpatizantëve politik të LVV, e jo shëndeti i popullatës.
Ministri Vitia duhet të jap llogari përse nuk ndërmorri me kohë masat e duhura mbrojtëse për personelin shëndetsorë dhe nuk ka përgatitur me kohë objektin për karantinë. Për shkak të neglizhencës, paaftësisë dhe papërgjegjësisë së tij, janë me dhjetra profesionistë shëndetsorë në Kosovë që u desh të hynin në izolim, 14 vetëm në Viti dhe shumë të tjerë vazhdojnë t’i ekspozohen rrezikut në çdo qytet të Kosovës për shkak të mungesës të mjeteve mbrojtëse.
Me datë 25.02.2020, kompania “SPITEX Kosova” i kishte ofruar Ministrisë së Shëndetësisë 20000 maska donacion, por Ministri Vitia nuk iu kishte kthyer asnjë përgjigje. Për më keq ai me datë 10.03.2020, bleu maska me çmim 8.50 Euro, dhe vetëm pasi që një gjë të tillë unë e bëra publike dhe pasi MSH kishte blerë maska me cmim 8.50 Euro, atëherë MSH kishte ftuar përfaqësuesit e kompanisë “SPITEX Kosova” për donacionin që ata u kishin ofruar një muaj më parë.
Për më keq në kohën kur Kosova po përballej me pandeminë Ministri Vitia në Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, planifikon që të blejë vetura e autoambulanca në shumën 1200000Euro, ndërsa qendrat e mjeksisë vazhdojnë të ankohen në mungesë të fondeve, medikamenteve dhe paisjeve mbrojtëse për tu përballlur me pandeminë COVID-19.
Shpërblim-pagesa nga Qeveria në shumën 300 Euro për profesionistët shëndetsorë është ofendues. Minisitri Vitia e Qeveria Kurti mjaftonte që në Buxhetin e Vitit 2020 të planifikonin Ligjin e Pagave me çka profesionistët shëndetsorë do të pagueshin me dinjitet për punën që bëjnë.
Profesionistët shëndetsorë nuk kanë nevojë për lëmoshë, por të paguhen ashtu siç e meritojnë./gazetametro.net



