25.6 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ndryshon vendimi, tani kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të jetë me orar ndryshe

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka bërë kërkesë tek Qeveria që të ndryshojnë disa vendime të marra karshi parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Ai ka kërkuar që lëvizjet e qytetarëve të ndalohen nga ora 17:00 deri në ora 06:00, shkruan Gazeta Metro.

Arben Vitia thënë se masa për lëvizje të qytetarëve nga tash do të ndryshojë dhe nuk do të jetë më siç ka qenë.

Ndër tjera ai ka thënë se ka propozuar te Qeveria ndryshimin e disa masave për parandalimin e koronavirusit.

”Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00”, ka shkruar Vita.

Më poshtë postimi i plotë i Arben Vitia:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.

Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

Të dashur qytetarë,
Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.
Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.

Ju faleminderit për mirëkuptim!/gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT