Emisari i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, qeveria dhe populli amerikan janë të përkushtuar ndaj popullit amerikan, por ne kemi poltiika dhe aty kemi rregulla për ndihmat tona, shkruan Gazeta Metro.
Richard Grenell në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing, ka folur për relacionin e SHBA’së me Kosovën për të cilin në Kosovë u debatuar shumë muajve të fundit, ka thënë se populli amerikan e do popullin e Kosovës.
“Jemi të përkushtuar ndaj popullit të Kosovës, por kur kemi politika, Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane, populli amerikan, fillon të ketë rregulla për ndihmat tona. Ne nuk duam të jemi në aso pozicioni që ndihmat tona të jenë të garantuara, pavarësisht çfarë ndodh në anën tjetër’ ka theksuar ai.
Grenell gjithashtu në këtë intervistë ka thënë se SHBA bashkëpunon me çdo qeveri të Kosovës e cila e ka përparësi hapjen e reja të vendeve të punës dhe që synojnë të lëvizin përpara. /gazetametro.net



