4.4 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

Vjosa Osmani dërgon mesazh në emision: Do ta padisë Astrit Haraqinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se do ta padisë për shpifje Astrit Haraqinë, pasi ky i fundit tha se ajo është shkolluar nga Presidenti Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.

Astrit Haraqija sot në Debat Plus tha se Vjosa Osmani është shkolluar nga Presidenti Thaçi, ku edhe ka marrë bursë që të shkollohet në Amerikë.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Osmani, ku e ka paralajmëruar atë se do të padisë për shpifje, për këto deklarata.

‘’Do të paditesh me këtë që ke deklaruar. Bursa ime është nga Amerika. Asnjë cent nuk e kam marrë prej Hashim Thaçit’’, thuhet në mesazhin e Osmanit dërguar në emisionin Debat Plus. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT