Situata e krijuar me koronavirus në Kosovë ka bërë që bizneset private të përballen me vështirësi të shumta.
Derisa sot punëtorët e sektorit publik kanë marrë pagat e tyre, ata të sektorit privat janë të shqetësuar me faktin se a do të mund t’i kryejnë obligimet financiare ndaj punëtorëve të tyre.
Për më tepër ata thonë se nuk po mbështeten nga nga qeveria, derisa kanë kërkuar një pako financiare në mbështetje të kompanive që të mund të mbijetojnë në këtë situatë, shkruan Reporteri.net.
Nora Kelmendi, drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë ka thënë se kjo pako financiare do të shërbente për mbulimin e obligimeve operacionale të bizneseve, përfshirë pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative, por edhe për shtimin e kapitalit dhe zhvillimin e produkteve financiare të reja të ofruara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe për zhvillimin e masave të tjera për stimulimin e funksionimit të zinxhirëve të vlerës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.
Reagimi i plotë:
Sot paskan dalë pagat në sektorin publik! Ndërsa për sektorin privat nuk ka akoma asnjë veprim konkret për ta ofruar një pako financiare në mbështetje të kompanive që të mund të mbijetojnë!
Bashkë me OEK, AmCham, Klubin e Prodhuesve dhe EIC kemi kërkuar mbështetje në vlerë prej 5% të bruto produktit vendor të Kosovës për fazën e emergjencës dhe rimëkëmbjes, në mbështetje të sektorit privat.
Kjo pako financiare do të shërbente për mbulimin e obligimeve operacionale të bizneseve, përfshirë pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative, por edhe për shtimin e kapitalit dhe zhvillimin e produkteve financiare të reja të ofruara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe për zhvillimin e masave të tjera për stimulimin e funksionimit të zinxhirëve të vlerës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.
Nuk e kemi asnjë ditë për ta humbur!