6.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Vdes pacienti i parë në Kosovë nga koronavirusi

Ka vdekur në moshën 86 vjeçare, pacienti i parë nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë, për të infektuarin që vinte nga Podujeva, shkruan Gazeta Metro.

Kjo është bërë e ditur nga familjarët e tij, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ata kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm nga familja e ngushtë, për shkak të situatës.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht.
E di qe shum familjare , miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushte./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT