4 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Babai i Astrit Deharit tregon si e mori lajmin për vdekjen e djalit të tij në burg

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit që është gjet i vdekur në burg të Prizrenit në vitin 2016, ka rrëfyer se si ka marr lajmin për vdekjen e djalit të tij.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Dehari ka thënë se ka pranuar një telefonat nga një person që është prezantuar si punëtor social dhe ia ka kumtuar lajmin.

“Jam një punëtor social dhe Astriti ka vdes, nuk na ka thirr kërkush ne kemi shkuar vet në burgun e Prizrenit për t’i marr rrobat e tij, kur i kam thënë prokurorit nuk na ka thirr askush më ka thënë që askush nuk thirret”, ka treguar Dehari.

Familja Dehari gjatë ditës së sotme ka pranuar raportin e ekspertëve nga instituti ligjo i Loznës për vdekjen e Astrit Deharit. Sipas Avni Deharit në këtë raport thuhet se Astriti është vrarë dhe nuk ka kryer vetëvrasje.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT