25.5 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ndryshon Vetëvendosje, rikthejnë parullën: Isa, Hasha, Esat Pasha!

Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar menjëherë mendimin për Isa Mustafën. Nga dikur që e quanin ‘argat të Serbisë’ e bën ‘profesori’ dhe koalicionin me të e quanin koalicion të shpresës. Por sot LDK vendosi ta braktisë këtë koalicion pas 44 ditëve.

Kjo pasi pati shumë pakënaqësi që rezultuan me shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në këtë rrethanë LDK vendosi të nis procedurat e rrëzimit të Qeverisë. Tash në Vetëvendosje e kanë kthyer mendimin e dikurshëm për Mustafën. Yll Rugova, që para disa ditëve u emërua zëvendësministër në Ministri të Kulturës dhe Sportit e ka kthyer parullën e dikurshme të VV-së për Isa Mustafën. “Prap aktuale parulla: Isa, Hasha, Esat Pasha!”, ka shkruar ai ne një status në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT